18:13 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Plani i Pep Guardiolës për ta bllokuar sot Salahun

Pep Guardiola e ka bërë një plan për ta bllokuar Mohamed Salahun në ndeshjen e sotme. Trajneri special thuhet të ketë sërvitur veçmas një futbollist për të ndjekur yllin e Liverpoolit në çdo hap që bën në fushë.

Pep e ka shikuar paraqitjen e yllit të Manchester United, Ashley Young i cili arriti të ndalë futbollistin më të mirë në Premierligë dhe dëshiron të bëjë të njëjtën gjë. Aymeric Laporte po përmendet si lojtari që mund të jetë “hija” e Salah.

Pep thuhet të ketë porositur që futbollistin e tij që mos të merret me fazën tjetër të mbrojtjes në ndeshjen ndaj Liverpoolit, por se duhet ta përcjellë Salahun në çdo kënd ku gjindet./Indeksonline/