14:49 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Planifikohet që finalja e Champions Leagues të zhvillohet jashtë Evropës

Champions League është njëra prej garave më eksituese për tifozët e futbollit. Natyrisht se bëhet edhe më spektakulare në finale kur zhvillohet në ndonjë stadium gjigant evropian.

Por, gjërat mund të ndryshojnë. Kështu të paktën shkruan London Evening Standard, gazetë e cila pohon se elita e futbollit evropian mund ta zhvendosë finalen në Nju Jork për herë të parë në histori.

Jaume Roures, i cili është shef ekzekutiv i kompanisë televizive, Mediapro, ka zbuluar se është bërë një debat i hapur për zhvendosjen e finales në SHBA, transmeton IndeksOnline.

”Bisedimet janë duke vazhduar për mundësinë e zhvillimit të finales së Champions Leagues në Amerikë”, tha Roures për Catalunya Radio.

Credit: Press Association

Nëse është e vërtetë, atëherë kjo nuk do të pritet mirë. Për këtë bazohuni vetëm te reagimi i tifozëve kur u njoftua se disa ndeshje të La Ligas mund të zhvillohet në SHBA.

Kuptohet se finalja më e afërt e Champions Leagues që pritet të zhvillohet në Evropë do të jetë ajo e vitit 2020 apo 2021./IndeksOnline/