11:58 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Plasaritet rruga, mbyllet një pjesë e auto-udhës Prishtinë-Mitrovicë

Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin se të gjitha rrugët nën përgjegjësi të ministrisë janë të kalueshme dhe po mirëmbahen nga operatorët ekonomikë të kontraktuar.

Në njoftim bëhet e ditur se pas paraqitjes së plasaritjeve në rrugën nacionale N2 segmenti rrugor në dalje te autoudhës A7 në drejtim të Prishtinës nga Mitrovica sipas kërkesës dhe rekomandimeve më 05.01.2021 në orën 04:00 të mëngjesit është bërë mbyllja e daljes se autoudhës A7 në drejtim të Prishtinës si edhe njëri shirit i qarkullimit drejtimi Mitrovicë-Prishtinë.

Automjetet të cilat vijnë nga autoudha A7 për të vazhduar në drejtim të Prishtinës duhet të vazhdojnë në drejtim të fshatit Mazgit, më saktë në segmentin rrugor Prishtinë – Mitrovicë dhe të shfrytëzohet rrethrrotullimi në fshatin Mazgit (rrethrrotullimi që gjendet në afërsi të tyrbes së Sulltan Muratit) dhe më pas të vazhdojnë në drejtim të Prishtinës./IndeksOnline/