21:42 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / C E

Plepolli: Shkëmbi nuk mund të bëhet si Munishi

Analisti i futbollit vendor, Arsim Plepolli, mendon që “Bledi Shkëmbi nuk mund të bëhet si Ismet Munishi”.

Kështu ka theksuar ai në emisionin sportiv në Rtk.

Vendimi i Ballkanit për ta shkarkuar Munishin ishte i ngutshëm. Nuk e di arsyen e këtij vendimi nga klubi”, ka thënë Plepolli.

Bledi ka qenë edhe më parë këtu dhe ka bërë mirë me Lirinë, por si Munishi nuk mund të bëhet. Munishi i ka dhënë hijeshi Superligës”.

Më së miri, Ballkani kishte me qenë sikur ta merrte një trajner vendor që e njeh më mirë kampionatin”, shtoi Plepolli.