07:51 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Plisat” të zhgënjyer me humbjen, kanë një kërkesë nga Prishtina

Prishtina ka pësuar mbrëmë humbje zhgënjyese nga Drita në Superkupën e Kosovës në futboll.

Drita ka arritur ta fitojë titullin në fjalë pas fitores, 2-1, në stadiumin, ”Fadil Vokrri.

Dhe pas ndeshjes, tifozët e Prishtinës, ”Plisat” kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shprehur frustrimin e tyre, shkruan IndeksOnline.

Vetë ”Plisat” e kanë pranuar se skuadra është në krizë pavarsisht se tribunat janë gjithnjë të mbushura në mbështetje të skuadrës.

Sipas tifozëve prishtinas, Prishtina e ka ndryshuar mentalitetin nga mbizotërues në atë inferior.

Krejt në fund, ”Pisat” nuk duan eksperimete dhe kanë një kërkesë të vetme – titullin e kampionit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i ”Plisave” në Facebook:

Jemi ne krize! Jo ne tribuna po ne fushe. Edhe sa ndeshje duhet t’i mbushim stadiumet ne menyre qe qyteti i Prishtines te gezohet me nje fitore?! Edhe sa arsyetime do t’i degjojme per deshtimet e njepasnjeshme? 
E keni ndryshuar mendesine e Prishtines, nga nje ekip mbizoterues e keni shenderruar ne ekip inferior. 
Prishtina nuk mund te vazhdoje ne kete gjendje. Nuk jemi klub e as qytet per eksperimentet tuaja. DUAM FITORE! E vetjma zgjidhje sivjet eshte: KAMPION!/IndeksOnline/