23:22 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

Plotësohet dëshira e Hazardit/ Ky ishte mesazhi që la pas largimit nga Chelsea

Skuadra e Real Madridit ka siguruar gjysmëfinalen e madhe të UEFA Champions League pasi eliminoi Liverpoolin.

Ky kualifikim e ka gëzuar edhe lojtarin belg, Eden Hazard – i cili pas largimit nga ‘Stamford Bridge’ kishte shpresuar që një ditë të takohen klubet mes njëri tjetrit në Ligën e Kampionëve.

“Jeni gjithmonë të veçantë për mua dhe sezonin e ardhshëm do të shikoj së pari për rezultatet tuaja. Shpresoj që të jemi tërhequr kundër njëri-tjetrit në Champions League sezonin e ardhshëm dhe çdo sezon kështu që të mund të takohemi përsëri”, kishte thënë Eden pas largimit nga klubi londinez.

Hazard është i lënduar, por ka kohë 2 javë për t’u riaftësuar dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij./IndeksOnline/