13:35 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

Po i vjen dita, Arda Guler nesër në 11-she sipas Ancelotti: Po ndihet mirë, mund të startoj

Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Arda Guler pritet që nesër të bëjë debutimin e parë me fanellën e Real Madridit.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri italian, Carlo Ancelotti sot në konferencë për media, shkruan Indeksonline

“Arda Guler është shumë mirë, është një opsion që të startoj nesër”, u përgjigj Carlo Ancelotti

Turku ishte transferuar te Real Madrid nga Fenerbahce për 20 milionë euro, por ende s’ka luajtur asnjë ndeshje.

Nesër nga ora 21:30, Real Madrid do të luaj ndaj Arandina në Kupën e Spanjës (Copa del Rey)./Indeksonline/