13:02 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / B O

Po mbahet takimi i madh trepalësh, sot vendoset për Ronaldon

Jorge Mendes ka arritur mbrëmë në Torino me aeroplan privat. Agjenti i Ronaldos do të diskutojë të ardhmen e lojtarit të tij dhe gjithçka pritet të dihet në orët në vijim.

Pasi vizitoi Cristiano Ronaldon në shtëpinë e tij, sot Mendes u largua nga hoteli i tij në qendër për të lënë një takim trepalësh që pritet të përcaktojë shumëçka.

Në orët e pasdites Mendes do të ulet me drejtuesit e Juventusit për të vendosur gjithçka rreth të ardhmes të CR7.

Në rast se nuk do të gjindet gjuhë e përbashkët, Mendes pritet të udhëtojë menjëherë për në Angli ku do të takohet me drejtuesit e Manchester Cityt.

Për shkak të takimit për të ardhmen e Ronaldos, asnjë nga drejtuesit e Juventusit nuk do të jenë të pranishëm në Stamboll për të ndjekur nga afër shortin e Ligës së Kampionëve./Indeksonline/