16:00 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Po më shesin ata”

E ardhmja e Nainggolan ende është e paqartë, por qarkullojnë zëra rreth një transferimi të mundshëm në Inter.

Sic raportojnë mediat italiane, mesfushori belg dhe klubi nga kryeqyteti tani kanë marrëdhënie mjaft të ftohta.

Nainggolan duket se këto dite ka qenë ne Milano dhe pasi është kthyer në aeroportin e Fiumicinos në Romë, ai ka hasur në një tifoz që duket se e ka pyetur për të ardhmen e tij, me mesfushorin belg që është përgjigjur shkurtimisht por qartë.

“Po më shesin ata”, thuhet të jenë fjalët e mesfushorit të Romës. /IndeksOnline/

Temat: