22:31 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Po planifikoni të martoheni? Në këtë dyqan mund të gjeni artikuj “Bride to be” super të lirë

Dasmat janë çështje të kushtueshme. Një martesë mesatare në Britaninë e Madhe kushton rreth 27 mijë paund.

Por, tani nuset e ardhshme kanë mundësinë që me çmime të volitshme të kompletojnë ditën e madhe. Dyqani Primark ka ulur në masë të madhe këto artikuj.

Çmimet e artikujve për nuse fillojnë nga 1.50 euro, të cilët konsiderohen cmime qesharake.

Pra, nëse jeni duke kërkuar këmisha për shoqërueset e nuses, me mbishkrimin “I do Crew”, mund t’i gjeni me cmim prej 4 paundëve.

Ose vathët e kuq me stil martesor për nuset dhe shoqërueset mund t’i gjeni me 1.5 paund.

Në të njëjtin dyqan mund të gjeni edhe pizhame të bukura po ashtu për nuse dhe pandufe me mbishkrimin “Bride to be”./Indeksonline/