Po shkëlqen në Premierligë, gjiganti evropian synon transferimin e Anthony Gordon
Bayern Munich ka vënë në shënjestër anësorin e Newcastle United dhe përfaqësueses së Anglisë, Anthony Gordon, në kuadër të planeve për përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar veror.
Drejtuesit e klubit gjerman janë në kërkim të një anësori të majtë dhe Gordon renditet ndër prioritetet kryesore në listën e dëshirave, shrkuan IndeksOnline.
Ndërkohë, sipas raportimit të Sky Sports News, lojtari anglez po ndiqet nga afër edhe nga Arsenal, i cili po shqyrton opsionet për forcimin e repartit ofensiv.
E ardhmja e Gordon mbetet e hapur, ndërsa interesimi nga klube të mëdha evropiane pritet të intensifikohet në javët në vijim./IndeksOnline/

