19:08 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / V R

Po vijnë në një bashkëpunim, ja kur publikohet kënga e Dua Lipës dhe Miley Cyrus

Dy artistet me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe Miley Cyrus kanë bashkuar për të sjellur një bashkëpunim, që do të jetë i pari i tyre.

Kënga do të jetë pjesë e albumit të ri të Miley Cyurs, që pritet të publikohet më 27 nëntor.

Kënga mban titullin “Prisoner” dhe adhuruesit tashmë kanë shprehur entuziazmin dhe pritshmëri për këtë projekt.

Kujtojmë që albumi i ri i Miley përmban 12 këngë, dhe përfshin duete edhe me Billy Idol dhe Joan Jett.

Ndryshe, Miley vitin e kaluar perfomoj për herë të parë në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”./Indeksonline/