20:05 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pogba e dëshiron largimin nga Manchester United

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola ka pranuar për herë të parë se mesfushori po përpiqet të largohet nga Manchester United këtë verë.

Pogba besohet se dëshiron një lëvizje në Real Madrid pasi që Zinedine Zidane është një admirues i 26-vjeçarit, shkruan TheGuardian përcjell Indeksonline.

“Gjithkush brenda nga menaxheri tek pronari i njeh dëshirat e Pogbas tha Raiola për The Times. “Të gjithë e dinë gatishmërinë e Pogbas për të ecur përpara. Ne jemi në proces të kësaj. Gjithkush e di se çfarë janë ndjenjat e Pogbas. “

Pogba ka munguar në trajnimin e javës së parë të Unitedit, pasi i është dhënë pushimi shtesë nga menaxheri Ole Gunnar Solskjær. Të premten klubi këmbënguli se Pogba do të jetë së bashku me skuadrën që udhëton në Australi të dielën për fillimin e turneut para sezonit. Megjithatë, Raiola hodhi dyshim për këtë.

Pogba ka kontratë deri në vitin 2021 me Unitedin.  Nëse ai do të shitej çmimi i kërkuar i klubit do të fillonte me tarifën £ 89.3m.//Indeksonline//.