15:19 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pogba ende nuk ka hequr dorë nga Real Madridi

Paul Pogba është ende i dëshpëruar të largohet nga Manchester United për në Real Madrid këtë verë, pavarësisht se është i vetëdijshëm se nuk është një veprim i thjeshtë për tu bërë.

 Ai dëshiron ta bëjë këtë transferim të mundur, por do ta shihte si një mrekulli nëse do të ishte i veshur me të bardha deri në fund të verës.

Në Angli historitë e largimit të tij kanë përfunduar, megjithëse ka raportime që ai do të përfundojë në Santiago Bernabeu herët a vonë, transmeton Indeksonline.

Por United lejoi që ky afat të kalojë pa gjetur një zëvendësim për francezin, ndërsa ai vazhdimisht foli për qëllimin e tij për t’u larguar.

Fitorja 4-0 kundër Chelsea për të hapur sezonin e Premier League nuk ka qenë e mjaftueshme për të ndryshuar mendjen e tij.

Në Madrid janë në pritje të momentit të duhur për të lëvizur dhe nuk kanë plan të shpenzojnë 200 milionë euro.

Mino Raiola , agjent i Pogba, është përpjekur të gjejë mënyrën e duhur për ta bërë të mundur këtë transferim./Indeksonline/.