18:15 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pogba i pakënqur në Man Utd për një arsye – dhe nuk është Mourinho

Paul Pogba është i pakënaqur në Manchester Unitedit – dhe arsyeja e vërtetë tashmë është zbuluar.

Pogba ka qenë jo qetë në muajt e fundit në ”Old Trafford” pas një fillimi të dobët këtë sezon, pavarsisht se shënoi dy gola.

Ai madje ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona gjatë këtij afati kalimtar, dhe së fundmi tha se nuk i dihet të ardhmes së tij.

Por, Daily Record shkruan se raportet e Pogbas dhe Jose Mourinhos janë përmirësuar sezonin e kaluar dhe tani janë të mira, transmeton IndeksOnline.

Man Utd news

Në fakt, problemi është se Pogba dëshiron të jetë lideri i skuadrës pasi u rikthye në Man United si fitues i Kupës së Botës.

Dhe ai duket se është i hidhëruar me faktin se Alexis Sanchez ka më shumë përparësi në këtë aspekt.

Sanchez u transferua në ”Old Trafford” janarin e kaluar dhe përfiton 500 mijë funte në javë, derisa Pogba 200 mijë funte më pak.

Dhe raportohet se ky është problemi kryesor i Pogbas në Man United./IndeksOnline/

Image result for pogba sanchez