20:12 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policët, heronjtë e ditës

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndërhynë menjëherë brenda ndërtesës kolektive në Prishtinë të cilën për pak minuta e kishte kapluar zjarri sot gjatë orëve të pasdites.

Ata arritën që të shpëtojnë disa banorë që u bllokuan në ndërtesë duke përfshirë këtu edhe një grua të moshuar, shkruan Indeksonline.

Disa nga pjesëtarët e Policisë që morën pjesë në këtë aksion kanë pasur nevojë edhe për tretman mjekësor./Indeksonline/