16:26 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Polici Malësor Dashi varroset me ceremoni shtetërore (Foto)

Qindra persona janë mbledhur në fshatin Stagovë të Kaçanikut për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit Malësor Dashi, i cili vdiq pas një aksidenti të rëndë të shtunën mbrëma në rrugën, Kaçanik-Hani i Elezit.

Varrimi i policit është bërë me ceremoni shtetërore ku të pranishëm ishin shumë kolegë të tij e qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës.

Malësor Dashi u gjet dje pasdite në lumin Lepenc, dhe trupi i tij menjëherë është dërguar për autopsi, por rezultatet e autopsisë ende nuk dihen se kur do të dalin.

Dashi bashkë me policin tjetër Armend Trena pësuan aksident me veturën e tyre zyrtare e cila përfundoi në lumin Lepenc.

Derisa Dashi është varrosur sot, polici tjetër Trena ende është i zhdukur. Kërkimi i tij është duke vazhduar edhe sot, në ditën e shtatë që nga ndodhja e aksidentit./Indeksonline/