13:03 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Sot pasdite varrimi i Malsor Dashit

Pas gjashtë ditësh kërkime, dje pesë kilometra larg vendit ku ishte rrëzuar me veturë, është gjetur trupi  i pajetë i policit Malsor Dashi.

Ai do të varrohet sot pasdite, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Jemi të njoftuar se sot do të varroset. Varrimi do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e fshatit Stagovë të Kaçanikut”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, ekipet policore, ato të FSK-së dhe zhytësit po kërkojnë sot policin tjetër që figuron i zhdukur nga e shtuna, Armend Trenën. /Indeksonline/