10:18 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia arrestoi një grua në Prizren, i detyroi fëmijët e saj të kërkonin lëmoshë

Gjatë ditës së djeshme policia në Prizren ka arrestuar një grua pasi i ka detyruar dy fëmijët e saj të kërkonin lëmoshë.

E njejta është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Rr. Adem Jashari, Prizren 09.11.2018 – 12:20. Është arrestuar e dyshuara femër Rome shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka detyruar të kërkojnë lëmoshë dy fëmijët e saj. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.