09:12 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / k.v

Policia arreston 13 persona

E diela ka përfunduar me 13 persona të arrestuar në Kosovë, raporton Indeksonline.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se arrestimet janë kryer në rajone të ndryshme të vendit dhe për të gjitha është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhrin e këtij të fundit, gjashtë prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa të tjerët janë lënë të lirë në procedurë të rregullt./Indeksonline/