75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Policia arreston dy hajna të shtëpive në Pejë

Në rrugën “Beteja e Qafë Broqit”, në Pejë pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rast tw vjedhjes janë identifikuar dhe arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj (Egjiptianë) dhe një (1) i dyshuar mashkull (Shqiptar), pasi për të njëjtit ekziston dyshimi se njëri nga ta kishte vjedhur nga shtëpia pronë e ankuesit, disa pajisje teknike të cilat më pas ua kishte shitur dy të dyshuarve të tjerë.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar gjësendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/