09:52 / E Shtunë, 04 Gusht 2018

Policia arreston dy personat që e kallën flamurin e Turqisë

Policia e Kosovës ka arrestuar Baki Beqiraj dhe Arsim Beqiraj të cilët para dy dite, përmes një video të publikuar në internet, kallën flamurin e Turqisë në Gjakovë.

Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndryshe, veprimi i këtyre dy personave erdhi nën mbështetje për zv.ministrin të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, i cili kishte thënë se Turqia dhe Serbia, synojnë që përmes vartësve të tyre të kthehen sërish në Kosovë. /Indeksonline/