22:41 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia arreston dy shqiptarë që fshihnin drogën në lavatriçe

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarët Fabian Gjergji, 28 vjeç dhe Klesti Qose, 29 vjeç. Ata akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në Cosenza. Policia kishte kohë që i vëzhgonte shqiptarët, të cilët e fshihnin drogën në një lavatriçe.

Arrestimi i tyre u krye pas një hetimi të gjatë që kishte filluar që vitin e kaluar, ku prej operacionit “Black Horse” (Kali i Zi) janë arrestuar 8 persona. Në sajë të shumë përgjimeve, autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi totale prej 3528 kilogramësh marijuanë dhe 526 gramë heroinë. Sipas mediave lokale, droga sigurohej nga Ballkani.