10:30 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia brenda 24 orëve shqiptoi mbi një mijë tiketa trafiku

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1337 tiketa trafiku për vozitësit e papërgjegjshëm.

Ndërsa, në rajonet policore janë lajmëruar 42 aksidente vetëm gjatë ditës së djeshme ku 10 kanë qenë me të lënduar.

Policia ka arritur që dje të arrestoi 12 persona që dolën ndesh me ligjin. Tetë nga ta u dërguan në mbajtje./Indeksonline/