10:15 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / k.v

Policia deklarohet për shpërthimin e bombës në Fushë Kosovë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Copëzat e granatës së dorës kanë dëmtuar një lokal mirëpo për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/