Policia dhe zjarrëfikësit bëhen me objekt të ri në këtë fshat të Suharekës
Komuna e Suharekës, në fshatin Studençan i ka dorëzuar sot policisë dhe zjarrëfikësve objektin e ri.
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka thënë se ndjehet i lumtur që një kërkesë e qytetarëve të kësaj zone po bëhet realitet.
Muharremaj ka thënë se kur ka siguri, ka zhvillim ekonomik të vendit./Indeksonline/

