16:53 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Policia e konfirmon arrestimin e tre personave për krime kibernetike

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për krime kibernetike në një operacion të gjerë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se disa pajisje elektronike janë sekuestruara dhe të njëjtat do të shërbejnë si provë materiale ndaj të dyshuarve.

Tani, Policia e Kosovës përmes një komunikate e ka konfirmuar arrestimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas hetimeve të zhvilluara nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: Hyrja në sistemet kompjuterike’ dhe ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, sot më, 20.02.2020 ka zbatuar urdhëresën  për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ku janë kontrolluar shtëpitë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve, në Prishtinë dhe Gjakovë dhe janë arrestuar tre të dyshuar:

·         B.J. viti i lindjes 1999, mashkull kosovar,

·         L.S. viti i lindjes 1999, mashkull kosovar dhe

·         Y.O. viti i lindjes 1996, mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova të  ndryshme të cilat janë të ndërlidhura me rastin. Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer në vazhdimësi veprat e cekura më lart me qëllim të përfitimit personal, vjedhjen e të dhënave të kartelave bankare dhe llogarive tjera të ndryshme, pastaj këto të dhëna i shitnin përmes ueb faqeve të ndryshme.   

Si provë materiale janë sekuestrua përkohësisht:

–          5 (pesë) kompjuter Laptop,

–          1 (një) shtepizë kompjuteri

–          6 (gjashtë) telefona celular

–          1 (një) veturë që dyshohet se është përfituar nga vepra penale

–          1 (një) IPAD

–          1 (një) hard disk

–          2 (dy) USB

–          13 (trembëdhjetë) CD

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/