09:53 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / k.v

Policia e Kosovës arreston 15 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona gjatë 24 orëve të fundit për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, arrestimet janë kryer në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të njëjtat është informuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhrin e këtij të fundit, 12 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt/Indeksonline/