14:01 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arreston dy fajdexhinjë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të suksesshëm në dy komuna, Shtime dhe Lipjan.

Indeksonline mëson se organet e rendit kanë vënë në pranga dy të dyshuar për vepra penale; Fajde, armë mbajtje pa leje, kanosje dhe shtytje në vetëvrasje.

“Të njëjtit dyshohet se një personi (emër i njohur për redaksinë) në fillim të vitit ia kanë marrë 1000 euro dhe tani i kanë kërkuar shuma marramendëse, 20 mijë euro”, thotë ky burim.

Vlen të theksohet se gjatë presioneve viktima për pak sa nuk ka kryer vetëvrasje. /Indeksonline/