13:47 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arreston një person në pikën kufitare Vërmicë-Morinë sipas urdhërarrestit ndërkombëtar

Është ndaluar në pikën kufitare Vërmicë-Morinë shtetasi shqiptar K.Ll nga Shqipëria.

Ndalmi i tij është bërë nga Policia e Kosovës duke u bazuar në kërkesën për arrestim sipas fletëarrestit ndërkombëtar.

“I njëjti është kërkuar nga autoritetet e Francës, për veprën penale ‘mbajtje në pronësi dhe shitblerje të narkotikëve’”, thuhet në njoftimin për media.

Me vendim të prokurorit të Shtetit në Prizren personi i kërkuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Janë kontaktuar autoritetet e Republikës së Shqipërisë dhe zyra për bashkëpunim ndërkombëtar ILECU./Indeksonline/