23:41 / E Enjte, 26 Korrik 2018

Policia e Kosovës bastis në dasmë

Një pistoletë është konfiskuar pas një aksioni të policisë në fshatin Bellacerkë të Rahovecit. Sipas njoftimit të policisë pronari i armës gjatë një ahengu familjarë kishte shtënë me armë në ajër.

Raporti i policisë sqaron se pas bastisjes arma është konfiskuar ndërsa personi është liruar me vendim të prokurorit të shtetit.