14:34 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës dhe Inspeksioni në Mitrovicë aksion në lokalet e zhurmshme të qytetit

Drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Në këtë mbledhje drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka njoftuar ekzekutivin se përgjatë vikendit inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kryer kontrolle të shumta në lokalet e qytetit, zhurma e të cilëve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve.

Ai më tutje theksoi se jo vetëm këtë fundjavë por edhe në fundjavat në vijim, Drejtoria e Inspeksionit do të vijojë me kontrollet në lokalet e qytetit me qëllim sigurimin e qetësisë publike për qytetarët.

Drejtori Ahmeti më tutje ka shtuar se Drejtoria e Inspeksionit edhe gjatë këtij vikendi ka kryer kontrolle inspektuese për respektimin e orarit të punës nga subjektet afariste./Indeksonline/