14:36 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e 24-vjeçarit

Indeksonline pak më parë raportoi se është arrestuar Sadik Bajrami, i dyshuari për vrasjen e Ermal Kamberit nga Mitrovica.

Bajrami kishte flet-arrest ndërkombëtar,  dhe në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë kosovare është arrestuar në Belgjikë nga Policia e Belgjikës.

Zëdhënësi i Policisë për Indeksonline ka thënë se autoritet e Kosovës janë njoftuar nga autoritet belge për arrestimin e Sadik Bajramit.

“Autoritetet policore të Republikës së Kosovës janë njoftuar nga autoritetet belge, se është arrestuar në Bruksel S. B., person i shpallur ne kërkim nga drejtësia kosovare për vrasjen e E. K. në Mitrovicë. Policia e Kosovës përmes një bashkëpunimi profesional, ka qenë në kontakt te vazhdueshme me autoritetet belge lidhur me rastin dhe pas shkëmbimit intensiv te informacioneve ka rezultuar me arrestimin e tij, për te vazhduar me procedura tjera”, thuhet në përgjigjën e tij.

I ndjeri  Kamberaj, 24-vjeçar punonte si menaxher në lokalin “Check-in”, për shkak të një rezervimi të një tavoline./Indeksonline/

 

Policia belge arreston Sadik Bajramin, vrasësin e Ermal Kamberit nga Mitrovica