15:09 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës konfiskon veturën 3Z

Policia e Kosovës është duke vazhduar aktivitetet e saj në të gjitha komunat në mënyrë që të vendosin rend në trafik.

Një nga problemet që qytetarët përballen, veçanërisht ata të kryeqytetit, është edhe parkimi i veturave vend e pavend.

Madje, shkeljen e rregullave, në shumë raste e kanë bërë edhe zyrtarë nga institucionet e Kosovës.

Mirëpo një i tillë ka marrë dënimin e merituar.

Për shkak se parkoi veturën në vendin jot ë duhur, Policia e Kosovës e ka konfiskuar automjetin me targa 3Z.

Sipas fotografive të dërguar në redaksinë e Indeksonline, vetura ishte e vendosur pranë Komisionit Qendror Zgjedhor. /Indeksonline/