10:01 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia e Mitrovicës-ligjërata për “Dhunën në familje”, në shkollat fillore

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë,  ka nisur ligjëratat për “Dhunën në familje”, gjatë muajit tetor në shkollat fillore të Mitrovicës. Ky projekt ka nisur me qëllim të vetdijësimit dhe parandalimit të dhunës në familje.

Gjatë kësaj kohe, ligjëratat i kanë dëgjuar rreth 460 nxënës të 14 shkollave të ndryshme në rajonin e Mitrovicës, kryesisht nxënës të klasave të nënta, përcjell Indeksonline.

Sipas komunikatës së policisë thuhet se këto ligjërata janë mbajtur nga zyrtarë policorë  të fushës përkatëse, ku nxënësve u është ligjëruar për dhunën në familje, si dukuri mjaft specifike nga fakti se ndodh brenda familjes, ndaj është e domosdoshme të trajtohet në  mënyrë të veçantë dhe me profesionalizëm nga të gjithë.

Masat dhe përkushtimi i vazhdueshëm që po merr e ndërmerr policia me mekanizmat etjerë institucionalë në parandalimin e dukurisë së rasteve me elemente të dhunës nëfamilje reflektojnë seriozitetin dhe qasjen aktive në parandalim./Indeksonline/