21:32 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia e ndjek 11 kilometra, shoferi i Teslas i dehur dhe në gjumë

Një patrullë e policisë në Kaliforni ndalën një shofer me Tesla Model S, por pas afro 11 kilometrash ndjekje për të ndalur automjetin elektrik.

Shoferi i cili thuhet se ishte në gjunë, u arrestua për ngasje nën ndikim të alkoolit rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Derisa specifikat mbeten të paqarta, zyrtarët besojnë se aftësitë gjysmë autonome të modelit S lejouan makinën të vet-ngaset në autostradën 101 për afro shtatë minuta edhe pasi ata lëshuan sirenat e tyre, shoferi u zgjua nga gjumi.

“Një nga oficerët provoi duke dalur para makinës dhe e prekte atë duke u përpiqur ta ngadalësonte” shpjegoi zëdhënësi i policisë.

Megjithëse është e mundur që sistemi Autopilot i Tesla mund të ketë qenë i angazhuar gjatë incidentit, përditësimi më i fundit i funksionit kërkon që shoferët të vendosin duart mbi rrota të paktën çdo 30 sekonda. Ky ndryshim erdhi pasi disa pronarë abuzuan me funksionet e teknologjisë dhe më pas u plagosën për mbivlerësimin e aftësive të tij. /IndeksOnline/