18:00 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia gjermane konfiskon 120 makina sportive që po garonin në autostradat evropiane

Policia gjermane ka konfiskuar 120 makina sportive që po merrnin pjesë në një garë në rrugët e Evropës.

Makinat ishin modele Porsche, Lamborghini dhe Audi. Ato u ndaluan ditën e Enjte në A20 në lindje të Wismar, në Gjermaninë veri-lindore. Gara u zhvillua në autostradë pa kufizime të shpejtësisë.

Udhëtarët e shqetësuar kanë njoftuar autoritete pasi disa makina sportive kanë qenë duke vozitur në shpejtësi shumë të mëdha, mbi 250 km/h.

Shumica e makinave mbanin targa norvegjeze dhe kishin të vendosur në xhamat e makinave stickerët me emrin e garës, Eurorally.

Sipas uebsajtit të Eurorally, eventi kushton 799 euro për tu regjistruar. Gara fillon në Oslo dhe mbaron në Pragë. Pjesa e dytë e garës i dërgoi shoferët nga Kiel në Gjermani në Szczecin në Poloni.