09:25 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / k.v

Policia jep detaje për aksidentin në Arllat, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Arllat të Drenasit.

Rastin është konfirmuar për IndeksOnline nga zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë  persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./IndeksOnline/