17:05 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Bardhosh, dy persona të lënduar

Në pasditen e sotme, në fshatin Bardhosh të Prishtinës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një biçiklete.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Indeksonline ka treguar që nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore dy persona. Ata janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Më poshtë keni deklaratën e plotë të policisë rreth aksidentit.

“Rreth orës 15:00, Policia ka marrë informatën për aksidentin e ndodhur.Te përfshira kanë qenë një veturë dhe një biçikletë. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar ne QKUK, sipas mjekeve me lëndime te lehta.Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.”/Indeksonline/