11:27 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Pejë-Rugovë

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka konfirmuar se një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 10:00 në Bjeshkët e Rugovës.

Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Driton Rugova ka thënë për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur në rrugën Pejë-Rugovë. Sipas tij, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në spitalin rajonal të qytetit.

“Mund të konfirmojë se në rrugën Pejë-Rugovë rreth orës 10:00  ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në  Pejë por sipas ekipit mjekësorë ka lëndime të lehta”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Ndryshe, rruga për pak kohë ka mbetur e bllokuar si pasojë e këtij aksidenti. Sipas pamjeve që ka siguruar Indeksonline përveç lëndimeve, aksidenti ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Më poshtë pamje:

/Indeksonline/