11:26 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për ardhjen e pelegrinëve serbë në Gjakovë

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka konfirmuar se pelegrinët kishin paralajmëruar vizitë në Kishën ortodokse ditë më parë.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, ka thënë ende nuk kanë asnjë konfirmim për ardhjen e tyre deri më tani.

“Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, deri më tani nuk kanë mbërritur”, ka thënë ai për KosovaPress duke treguar tutje se po vazhdo protesta e qytetarëve të Gjakovës në mënyrë të qetë.

Qytetarët gjakovarë kanë bllokuar hyrjet me vetura për në kishë, në mënyrë që të mos lejojnë pelegrinët serbë të realizojnë vizitën. Protesta e tyre ka filluar që nga ora 08:00.

Vlen të kujtojmë se Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës që sivjet ta vizitojnë kishën.