19:18 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për të miturin që u gjend pa shenja jete në Fushë Kosovë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës dhe ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë konstatuar vdekjen e të miturit.

Këtë  e ka bërë të ditur për “Indeksonline” edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, ne rrugën Xhemajl Mustafa ne Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes mashkull (i mitur)” ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti./Indeksonline/