16:20 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për therjen me thikë në Podujevë

Një therje me thikë ka ndodhur sot rreth orës 13 e 20 në Podujevë, si pasojë e së cilës një person është dërguar në QKUK për tretman.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Podujevës, Antigona Citaku, e cila thotë se i lënduari gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Sipas së njëjtës, për momentin janë duke u intervistuar dëshmitarët dhe i dyshuari kryesor. Pasi të përfundojë intervistimi do të caktohet vendimi për të dyshuarin.

“Rreth orës 13e 20 nga emergjenca është therrë me thikë një person i cili së pari është dërguar për tretman mjekësor në Podujevë. Emergjenca ka njoftuar policinë për këtë rast të cilit i janë përgjigjur menjëherë. Sipas informacioneve i lënduari është dërguar në QKUK, dhe tani është jashtë rrezikut për jetë edhe pse ka marrë disa plagë. Janë intervistuar disa dëshmitar dhe gjithashtu është duke u intervistuar edhe i dyshuari kryesor për kryerjen e kësaj vepre. Për momentin janë ende në intervistim, pasi të përfundon kjo do të  merret vendimi për ta nga prokurori i rastit”, ka thënë Çitaku./Indeksonline/