15:56 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / MSH

Policia jep detaje për veturën e djegur në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Zjarri ka ndodhur diku në kilometrin e 6-të, në aksin Prishtinë-Lipjan.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, zjarri është shkaktuar nga probleme teknike, teksa ka edhe të lënduar.

“Në ora 14:53, policia është njoftuar se në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 6-të Prishtinë-Lipjan), një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, dyshohet se shkaqet teknike janë shkaktarët e zjarrit” ka pohuar Krasniqi.