13:21 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt ka dhënë detaje për personin që u gjet i vdekur afër Stacionit të Autobusëve në Ferizaj.

Agim Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Ferizajt ka thënë për Indeksonline se viktima u gjet i vdekur, pasi u gjuajt me armë zjarri.

 “Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, tha Gashi.

Indeksonline raportoi fillimisht për vrasjen e një personi në Ferizaj, duke sjellë edhe pamje nga vendi i ngjarjes.