12:34 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia konfirmon arrestimin e dy personave për vrasjen në Malishevë

Policia në Gjakovë konfirmon se janë arrestuar dy persona në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Plloçicë të Malishevës.

Shefi i sektorit të hetimeve rajonale në Policinë e Gjakovës Bekim Avdiaj tha se pas incidentit njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për këtë rast.

Ai tha se kanë shoqëruar dy persona për intervistim.

Pas intervistimit, Avdiaj tha se prokurori do të vendos se si do të veprohet më tutje. Ai tha se do të bëjnë të gjitha përpjekjet që ta zbardhin këtë rast.

Në orët e para të ditës së sotme janë vrarë dy vëllezër në fshatin Plloçicë të Malishevës, Shani dhe Bahri Maloku.

Njëri nga ta ka qenë pjesëtar i FSK-së,  ndërsa nga informatat e para mësohet se ata janë vrarë nga hajnat që kishin dashur të vjedhin në shtëpinë e tyre.