16:14 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia me makina të markës BMW M3

Ata që e shkelin ligjin mund ta kenë më të vështirë të ju ikin policisë australiane, kjo pasi që policia e këtij shteti po përdorë makina të markës BMW M3.

Është pak e vështirë që ta dalloni se është një makinë policie sepse nuk përmbanë ndonjë shenjë por vetëm kur e ndezin rotacionin atëherë dallohet se është makinë policie, transmeton Indeksonline.

Mirëpo përveq këtyre makinave policia australiane përdorë edhe makina të tjera mjaftë të shpejta siç është Kia Stinger e po ashtu edhe BMW M5.

Mirëpo nga të gjitha makinat e policisë, ato që kanë kosto më të lartë janë makinat e policisë së Dubait, të cilët kanë Bugatti Veyron, Lamborghini Aventador./Indeksonline/.