15:39 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia ndalon çiftin, foshnja lind në makinë e shoqëruar nga fishekzjarret e Vitit të Ri

Mund të keni dëgjuar për lindje në ashensorë, aeroplanë, madje edhe në Disneyland, por kjo është edhe më e veçantë. E gjitha ka të bëj me storien e një nëne, e cila lindi vajzën e vogël gjatë një ndjekje nga policia në Karolinën e Jugut, në prag të Vitit të Ri.

Tiffan Von Glahn dhe Carl Alewine, të cilët jetojnë rreth një orë larg nga spitali MUSC i Charleston, kanë qenë çifti i kësaj ngjarje, shkruan IndeksOnline.

“Ai po ngiste veturën me shpejtësi rreth 90-95 km/orë dhe një veturë policie erdhi pas nesh për të na ndalur” tha Von Glahn për stacionin lokal të lajmeve WCBD.  “Burri më pyeti, ‘ të ndalem apo cfarë të bëj ‘ ? Jo, mos u ndal i thash, sepse e ndjeja që po vinte (lindja) ” .

Shtatëzania e Von Glahn ishte me rrezik dhe pati mundësi të lartë të ndërlikimeve deri në arritjen në spital.

“Mënyra se si ajo ishte ulur në sedilje gjatë ngasjes, e vëreja që ishim vonë dhe nuk ishte mirë, kështu që duhej menduar një plan B” deklaroi burri i Von Glahn.

Kur ai nuk u ndal pas alarmave të policisë, ata supozuan se po përpiqej të ikë dhe aty filloi ndjekja. ” Shikoj prapa dhe shoh 20 vetura të policisë, ata kishin bllokuar daljet dhe gjithçka” , deklaroi Von Glahn.

“E dija që nuk do shkonte gjatë dhe do na ndalonin” , vazhdoi tutje. Burri i saj u prangos. “Vetëm për shkaqe sigurie” – shpjegon Von Glahn, “sepse ata thoshin se kanë pasur edhe raste tjera që shoferët mashtrojnë me justifikimin ‘se e kam gruan shtatzënë’ .

Pas gjithë kësaj, vjen momenti final. Ishte momenti kur foshnja Anastasia bëri “debutimin” e saj në një veturë të parkuar në mes të një autostrade. Dhe përderisa nuk kishte mjekë, kishte shumë oficerë policie për ta ndihmuar.

“Unë isha alur aty dhe shikoja atë duke lindur në kofanon e makinën, fishekzjarret ishin në sfond sepse ishte Viti i Ri” , deklaroj Alewine. “Pastaj më liruan nga prangat dhe policët filluan të duartrokasin dhe na përgëzuan për foshnjën” . /IndeksOnline/