09:35 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia në kërkim të Milan Radoiçiqit, i cili iku nga drejtësia

Mëngjesin e sotëm, qytetarët e Mitrovicës janë zgjuar nga alarmi dhe zhurmat e Njësisë Speciale të Kosovës, e cila kreu një aksion në veri.

Në këtë aksion që ndërlidhet me vrasjen e Oliver Ivanoviqit janë arrestuar katër persona të dyshuar, derisa policia është në kërkim edhe të një tjetri, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për Milan Radoicic, i cili në momentin e aksionit nuk ishte në shtëpi.

“Personi  i cili  ende mbetet në kërkim policor, pasi nuk është gjetur në lokacionin e tij është; 5.      M.R. viti i lindjes 1978 po ashtu M/S/K”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione po ashtu ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme rreth rastit dhe personave të arrestuar, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorin kompetent të rastit. /Indeksonline/

 

 

Temat: