10:20 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia: Një i vrarë nga shpërthimi eksploziv në Gjakovë

(I plotësuar) – Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka pranuar informatën për një shpërthim eksploziv rreth orës 8:00 në fshatin Smolicë të Gjakovës.

Zëdhënsja e këtij rajoni, Lirije Podrimaj ka thënë për Indeksonline  se deri më tani si pasojë e kësaj ngjarje një person ka humbur jetën.

Ajo ka thënë  se të gjitha patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Më tutje, Podrimaj thotë se ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

……………………………………………………………………………………….

Një person është vrarë sot në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Mund të konfirmoj rastin e vrasjes së një personi në Gjakovë“, tha ajo për Indeksonline.

Podrimaj ka shtuar se njësitet përkatëse të Policisë  kanë dalë në vend të ngjarjes të cilët po merren me rastin.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast.